Dostoevsky, Bresson – “E druajtura”


“Një grua vret veten, pa lënë ndonjë shpjegim tek burri i saj fajdexhi.”

Ky është ndoshta shpjegimi më i thjeshtë i ngjarjes. Por, jo rrallë herë në letërsi dhe kinematografi shohim se ngjarja nuk përbën subjektin e veprës. Në vend të ngjarjes, shpesh herë është organizimi artistik i atillë që duke afirmuar disa qëndrime edhe na jep subjektin e veprës. Këtë mund të thuhet se e vërejmë më së miri tek vepra e Dostoevsky-t, “E druajtura” dhe tek po e njëjta vepër që u realizua në film nga regjisori francez, Robert Bresson.

Tek vepra e Dostoevsky-t, “E druajtura” kemi ngjarjen e dy personazheve të pa emërtuar. Kemi ngjarjen e një burri fajdexhi dhe një gruaje të re që fillojnë një lidhje dashurie – lidhje kjo që ka fundin e saj tragjik qysh në fillim të tregimit – gruaja hidhet nga ballkoni.

Më pas krejt çfarë na mbetet është burri që “duket” se ende nuk ka arritur të kuptojë se ç’i ndodhi asaj. Ai vete e vjen nga dhoma në dhomë, në përpjekje për ta kuptuar se ç’ishte tërë kjo mynxyrë, mundohet ta marrë në dorë veten, fillon ta riprodhoj ngjarjen, t’ia sqaroj vetës çështjen.  Mendimet rrjedhin, por edhe i gjejmë të çaprashitura, të shtrënguara në dorën e kundërtive, si në logjikë, ashtu dhe në ndjenja. E përligj veten, atë e akuzon, shkapërderdhet në shpjegime anësore dhe në këtë e sipër na shpalosë zemërgurësinë e vet në mendime e ndjenja, por njëherazi shpalos edhe thellësinë pus të tyre. Por, vjen një kohë që ia kthjellon vetes çështjen, “e merr në dorë veten”. Vargu i kujtimeve më në fund, e nxjerr tek e vërteta e kulluar, kjo ia lartëson në çast mendjen dhe zemrën. Nga fundi edhe toni i rrëfimit ndryshon, tollovia fillestare ia lë vendin arsyetimeve esëll. E vërteta i del në pah këtij fatkeqi si dita me diell, krejt e përcaktuar, sa më s’bëhet e qartë, të paktën, atij vetë kështu i “duket” që e fitoi betejën!

Kjo është edhe ngjarja e veprës. Sigurisht, shtjellimi i ngjarjes në novelë dhe në film zgjatë disa orë me ndërprerje dhe kapërcime, por ajo që çfarë është e rëndësishme është se e gjithë ngjarja shpjegohet nga narracioni që ndërton burri.

Nga ky  narracion, ne shohim se ngjarja e këtyre dy personazheve në vend të përmbushjes së “idealeve romantike”, në vend të një përralle të lumturisë reciproke na rrëfen një fushëbetejë mes gruas që kryen vetëvrasje dhe burrit që na tregon gjithë ngjarjen në tentim e sipër për ta rifituar pushtetin që humbi me vetëvrasjen e gruas së tij.

Pavarësisht nga fakti se burri e ka gjithë kohën e tregimit, është gruaja e tij që nëpërmjet vdekjes në fund fiton! E gjithë “përralla” është përpjekje e kotë e treguesit (burrit) për ta rifituar pushtetin që ai humb kur gruaja e tij kryen vetëvrasje.

Ka shumë shembuj se si burri bën përpjekje të kontrolloj gruan e tije, jo vetëm gjatë kohës kur ajo është gjallë por edhe kur ajo vdes. Ta zëmë. teksti në roman ashtu edhe në film, nuk i ofron lexuesit përkatësisht shikuesit një emër për gruan, kështu ajo ekziston në tekst dhe ekran vetëm përmes marrëdhënies së saj me burrin.

Këtu, edhe pse vetë burri na paraqitet pa emër, kjo mungesë e emrit të tij nuk tregon të njëjtën mungesë kontrolli. Ngase burri posedon gjithë forcën treguese të ngjarjes. Kjo forcë treguese siç e cekëm edhe më lart fillon ta qetësoj burrin, ai mendon se vërtetë e fitoi betejën me gruan e tij, tashmë të vdekur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s