Zizeku në lidhje me BREXIT


E dashur Britani,

Kur Stalini u pyet në fund të viteve 1920 se cila është më e keqe, e djathta apo e majta, ai u përgjigj me furi: “Të dyja janë më të kqija!” Dhe ky është reagimi im i parë në pyetjen ta lësh apo jo Bashkimin Evropian.

Unë nuk jam i interesuar në dërgimin e letrave të dashurisë për publikun britanik me mesazhin sentimental: “Ju lutemi të qëndroni në Evropë!” Ajo që më intereson është në fund të fundit vetëm një pyetje. Evropa është kapur tani në një rreth vicioz, duke u lëkundur mes kundërpozicioneve të rreme të dorëzimit ndaj kapitalizmit global dhe dorëzimit ndaj populizmit anti-imigrantë, cila politikë ka shans të mundësojë daljen nga kjo valle e çmendur?

Simbolet e kapitalizmit global kanë negociuar në fshehtësi marrëveshjet e tregtisë si ajo e Marrëveshje së Tregtisë së Shërbimeve (Tisa) ose Tregtinë Transatlantike dhe Partneritetin e Investimeve (TTIP). Ndikimi social i TTIP-së është mjaft i qartë: ajo qëndron për asgjë më pak se një sulm brutal mbi demokracinë. Askund nuk është kjo më e qartë se në rastin e Zgjidhjes së Kontesteve Investitore-shtetërore (ISDS), të cilat lejojnë kompanitë që të padisin qeveritë në qoftë se politikat e tyre u shkaktojë humbje të fitimeve. Ta themi thjesht, kjo do të thotë se korporatat transnacionale të pazgjedhura mund të diktojnë politikat e qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Pra, si do të gjendet Brexit në këtë kontekst? Nga pikëpamja e së majtës, ka disa arsye të mira për të mbështetur Brexit-in: një shtet të fortë komb të liruar nga kontrolli i teknokratëve të Brukselit mund të mbrojë shtetin e mirëqenies dhe të eleminojë politikat shtrënguese. Megjithatë, unë jam i shqetësuar në lidhje me sfondin ideologjik dhe politik të këtij opsioni. Nga Greqia në Francë, një prirje e re është duke u ngritur në atë që mbetet e “majtë radikale”: rizbulimi i nacionalizmit. Të gjitha të papritura, universalizmi është jashtë, u hodh poshtë si homologu i pajetë politik dhe kulturor i kapitalizmit të “pa rrënjë” global.

Arsyeja për këtë është e qartë: rritja e populizmit të djathtë nacionalist në Evropën perëndimore, e cila tani është forca më e madhe politike që avokon mbrojtjen e interesave të klasës punëtore dhe njëkohësisht forca politike në gjendje më të fortë që t’i jep rritje pasioneve të duhura politike. Pra arsyetimi shkon: pse duhet e majta t’ia lë këtë fushë të pasioneve nacionaliste të djathtës radikale, pse duhet të të mos e “ripohojë la Patrie nga Fronti Nacional”?

Në këtë populizëm të së majtës, logjika e NEVE kundër ATYRE mbetet, megjithatë këtu “ata” nuk janë refugjatë të varfër apo imigrantë, por kapitali financiar dhe burokracia teknokratike e shtetit. Ky populizëm shkon përtej antikapitalizmit të vjetër të klasës punëtore; ai përpiqet të sjellë së bashku një shumëllojshmëri të betejave nga ekologjia deri te feminizmin, nga e drejta për punësim deri në arsim pa pagesë dhe deri te kujdesi shëndetësor.

Historia e përsëritur e së majtës bashkëkohore është ajo e një lideri apo partie të zgjedhur me entuziazëm universal, duke premtuar një “botë të re” (Mandela, Lula) – por herët a vonë, zakonisht pas disa vitesh, ata ngecin në dilemën kryesore: a guxojnë t’i prekin mekanizmat kapitalist ose a vendos ndokush që të “luaj lojën”? Nëse dikush i pengon mekanizmat, ai ndëshkohet shumë shpejt nga trazimi i tregut, kaosi ekonomik dhe të tjera. Pra, si mund t’i shtyjmë gjërat më tej, pasi faza e parë entuziaste të ketë përfunduar?

Unë mbetem i bindur se shpresa jonë e vetme është që të veprojmë në drejtim trans-kombëtar – vetëm në këtë mënyrë do të kemi një shans që të kufizojmë kapitalizmin global. Kombi-shtet nuk është instrumenti i duhur për t’u përballur me krizën e refugjatëve, ngrohjen globale dhe çështje të tjera vërtetë të ngutshme. Kështu që në vend të kundërshtimit të Eurokratëve në emër të interesave kombëtare, le të përpiqemi që të formojmë një të majtë gjithë-evropiane. Dhe kjo është për shkak të kësaj kornize të shpresës që unë jam i tunduar ta them: votë kundër Brexit-it, por ta bëjë atë si një i krishterë i devotshëm, i cili mbështet një mëkatar, ndërsa fshehurazi e mallkon atë. Mos konkurroni me djathtistët populistë, mos i lejoni ata që të përcaktojnë kushtet e luftës. Nacionalizmi Socialist nuk është mënyra e duhur për të luftuar kërcënimin e socializmit kombëtar.

Përktheu: Arlind Manxhuka

Advertisements

1 Comment

  1. All the people of Europa think about the decision of Inglaterra. How the decision of Inglaterra goes to do problem in day after day. All contries go to do the same the english people?

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s