Lumturia – paaftësia e subjektit për t’u përballur me pasojat e dëshirës së tij


Nga: Slavoj Zizek, The Puppet and the Dwarf: The Perverse Core of Christianity
Përktheu: Arlind Manxhuka

Lumturia pra, për ta vënë në terma të Badiou-së, nuk është një kategori e së vërtetës, por një kategori e Qenies së thjeshtë, dhe, si e tillë, e hutuar, e papërcaktuar,  kujtojmë këtu përgjigjen proverbiale të një imthi gjerman  “romancën emocionuese të ortodoksisë” i cili, kur u pyet “A jeni të lumtur ?,” u përgjigj: “Po, po, unë jam shumë i lumtur, aber nicht glücklich bin ich…”). Kjo është një kategori pagane sepse sipas paganëve qëllimi i jetës është për të jetuar një jetë të lumtur (ideja e të jetuarit “në lumturi ” është një version i kristianizuar i paganizmit), dhe përvoja fetare apo veprimtaria politike e tyre është konsideruar si një formë më e lartë e lumturisë (shih Aristotelin) –s’është çudi që vetë Dalai Lama ka pasur sukses të tillë kohët e fundit duke predikuar ungjillin e lumturisë në mbarë botën, dhe nuk është çudi që ai ka gjetur përgjigjen më të madhe pikërisht në Shtetet e Bashkuara, perandoria e fundit e (ndjekja e) lumturisë. . . . Me pak fjalë, “lumturia” është një kategori e parimit të kënaqësisë, dhe çfarë dëmton atë është këmbëngulja në të Përtejshmen e parimit të kënaqësisë.

Në kuptimin të ngushtë Lakanian të fjalës, ne duhet pra të parashtrojmë se “lumturia” mbështetet në paaftësinë e subjektit ose papërgatitjen e plotës për t’u përballur me pasojat e dëshirës së saj: çmimi i lumturisë është që subjekti mbetet i mbërthyer në mospërputhje me dëshirën e tij. Në jetën tonë të përditshme, ne (prentdojmë se) dëshirojmë gjëra të cilat ne nuk i dëshirojmë vërtetë, në mënyrë që në fund të fundit, gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që të marrim atë që  “zyrtarisht” dëshirojmë. Kështu lumturia është në thelb hipokrite: është lumturia e ëndërrimit për gjëra që ne në të vërtetë nuk i duam.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s