Ideologjia e klasës së mesme


Pjesë nga ligjerata “Mbi ideologjitë dominuese të botës bashkëkohore” nga Alain Badiou

Përktheu: Arlind Manxhuka

Nëse ideologjia është niveli subjektiv i vlerave dhe opinioneve të klasave shoqërore dhe nëse bota objektive është e ndarë, atëherë, përfundimisht, ne nuk mund të flasim vetëm për një ideologji, por gjithmonë për dy sosh. Dy ideologji të kundërta. Ideologjia është një koncept dialektik, koncept ky që gjithashtu është edhe kontradiktë, kontradiktë mes dy ideologjive komplet të kundërta. Në njërën anë kemi ideologjinë dominante, e cila është ideologjia borgjeze dhe ideologjia e dominuar, e cila është ajo proletare.

Sipas Althuserit kontradikta e vërtetë nuk është mes dy ideologjive, mirëpo mes ideologjisë dhe shkencës. Ideologjia është një diçka imagjinare, diçka në kuptimin e reprezentimit të pastër të botës reale dhe shkenca si koncept i vërtetë i botës. Kështu kemi dy kontradikta të kontradiktave, së pari, kontradikta ideologji-ideologji, pra kontradikta e dy ideologjive partikulare dhe, së dyti, kontradikta ideologji-shkencë, që është kontradikta mes shkencës si universalitet dhe ideologjisë si partikularitet. Në fund mund të themi që konflikti ideologjik ekziston edhe në nivel filozofik, si përplasje mes partikularitetit (ideologjia) dhe universalitetit (shkenca), teksa ky konflikt shfaqet si konflikt klasor në nivel të shoqërisë në histori.

Sipas ideologjisë së sotme dominuese, që është ajo kapitaliste, qëllimi i ekzistencës është jeta e mirë dhe kjo jetë e mirë është kënaqësia materiale dhe sociale. Nuk ka ndonjë ide të madhe të ekzistencës.

Konkluza e Althuserit se në kontradiktë janë, në njërën anë, materializmi revolucionar, dhe në anën tjetër, idealizmi borgjez, duket të jetë i pasaktë. Ideja e një shoqërie komuniste, pa pronë private, sot ndoshta, është utopi idealiste. Althuseri thotë se shkenca është në anën e ideologjisë revolucionare, por me këtë  teknologji dhe prodhim të materialeve duket që është në anën e asaj kapitaliste. Kësisoj duket që filozofinë e Althuserit duhet ta rrotullojmë , materializmin në anën e borgjezisë, ndërkaq idealizmin në anën e revolucionarëve.

Në gjithë vizionin historik të konfliktit ideologjik ne gjithnjë kemi dy terma: borgjezia dhe proletariati, materializmi dhe idealizmi e kështu me radhë. Por, sot duhet vrojtojmë një klasë të re, klasën e mesme.

Sot kemi një klasë të mesme, të cilën nuk mund ta shpjegojnë në terma të këtyre kontradiktave, në këtë sens klasa e mesme sot është vendimtare në aspektin politik. Ideologjinë duhet ta ndajmë në tri grupe: grupi dominant, masa që s’ka asgjë dhe klasa e mesme. Këtu duhet të shtrojmë një pyetje. Cila është dispozita ideologjike e klasës së mesme?  Ideologjia e klasës së mesme është e përbërë nga dy elemente: klasa e mesme pranon dominimin e kapitalizmit, pra pranon dominimin e oligarkisë së vogël, dhe ka disa kushte në lidhje me liritë individuale. Ata pranojnë dominimin e kapitalizmit global nëse lokalisht ekziston forma e demokratike e shtetit. Pjesa e parë e ideologjisë së klasës së mesme mund të quhet materializëm demokratik.

Elementi i dytë është ajo se klasa e mesme refuzon të përzihet me masën e madhe të njerëzve të varfër. Këtu është problemi i kësaj klase, e cila shfaqet me tendenca agresive ndaj të varfërve, të huajve etj. Frika e klasës së mesme qëndron në rënien e statusit të tyre, dhe si rezultat i gjithë ksaj këtë element e quaj materializëm konservator. Kështu, për të sqaruar përfundimisht në mënyrë komplete situatën ideologjike të klasës së sotme të mesme ne mund të themi diçka kështu: kemi një sfond që ka natyrë materialiste, pra një materializëm modern, që përfundimisht është pranim i kapitalizmit dhe pranim i varfërisë globale, i oligarkisë së vogël. Edhe brenda këtij sfondi kemi një kontradiktë mes materializmit demokratik dhe atij konservator.

Nga kjo ndarje kemi edhe strukturën e shtetit modern. Partinë republikane dhe demokratike, atë konservatore dhe demokratike, pra ashtu siç e dimë këto të dyja e pranojnë dominimin kapitalist.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s