Imazhi jeton vetëm në të tashmen konkrete


Imazhi jeton vetëm në të tashmen konkrete. Fjalët përmbajnë kujtime; ne mund t’i përdorim ato për t’iu referuar diçkaje që mungon. Një imazh flet vetëm për veten. – Béla Balázs

2 Continue reading “Imazhi jeton vetëm në të tashmen konkrete”

Advertisements

Balázs dhe Eisenstein, një letërkëmbim mbi të ardhmen e kinemasë (1926)


Ky postim paraqet tre artikuj. Një artikull është nga kritiku, skenaristi dhe teoricieni i filmit, hungarezi Béla Balázs, kurse dy artikujt tjerë janë shkruar nga regjisori dhe mjeshtri i kinemasë Sovjetike, Sergei Eisenstein. Që të dy këta e konsideruan vetën marksistë. Gjersa Balázs, ishte më i tërhequr dhe më i afërt me pozicionin e bashkëvendasit të tij Georg Lukács që njëherit e kishte edhe shok për kohë të gjatë, Eisenstein vjen nga një estetikë e ashpër inxhinierike e lidhur me konstruktivizmin dhe stilin Stalinist që e përcjolli atë deri në fund të jetës. Në kohën e letërkëmbimeve të para me Balázs, filmi i Eisenstein Battleship Potempkin (1925) po bënte bujë të madhe nëpër Evropë dhe filmi i tij tjetër October: Ten Days that Shook the World (1927) pritej të shfaqej.

Eisentesin në vitin 1928 i tha Alfred Barr-it, themeluesit të ardhshëm të MoMA-së se:

Sipas trajnimit unë jam një matematicient dhe inxhinier civil dhe qasja ime ndaj filmit është e njëjtë me qasjen që kam ndaj pajisjeve në fermë të pulave apo ndaj instalimit të sistemit të ujitjes. Pikëpamja ime është thellësisht materialiste.

Continue reading “Balázs dhe Eisenstein, një letërkëmbim mbi të ardhmen e kinemasë (1926)”

8 marsi — Kundër të gjithë shfrytëzuesve pa dallim gjinie.


“Emancipimi njerëzor i të gjitha grave varet nga emancipimi shoqëror i fuqisë punëtore; që mund të realizohet vetëm nëpërmjet luftës klasore të shumicës së shfrytëzuar. Prandaj gratë tona socialiste kundërshtojnë fuqishëm kredon e grave borgjeze që angazhohen për të drejtat e njeriut se të gjitha gratë e të gjitha klasave duhet të bashkohen në një lëvizje apolitike dhe neutrale dhe të përqendrohen ekskluzivisht tek të drejtat e grave. Në teori dhe praktikë ato mbrojnë qëndrimin se antagonizmat klasorë janë shumë më të fuqishëm, efektivë dhe vendimtarë sesa antagonizmat shoqërorë midis gjinive, dhe se kështu gratë e klasës punëtore nuk do ta fitojnë kurrë emancipimin e tyre të plotë në luftën e të gjitha grave pa dallime klasore, kundër monopoleve shoqërore të gjinisë mashkullore, por vetëm në luftën klasore të të gjithë të shfrytëzuarve, pa dallim gjinie, kundër të gjithë shfrytëzuesve pa dallim gjinie. Kjo nuk do të thotë aspak se ato nënçmojnë rëndësinë e emancipimit politik të gjinisë femërore. Përkundrazi, ato angazhohen me më shumë energji sesa gratë gjermane që angazhoen për të drejtat e njeriut për të fituar të drejtën e votës. Por vota, sipas pikëpamjes së tyre, nuk është fjala dhe qëllimi i fundit i aspiratave të tyre, por vetëm një armë – një mjet në luftën për një qëllim revolucionar – rendin socialist”. —Clara Zetkin (1909)

426286_10150849942853747_227411961_n

Věra Chytilová (Daisies, 1966)



No, there is not deep symbolism in Vera’s Daisis; neither there is a deep and breathtaking dialog. It’s one of those rare cases that it is what it looks like – A parody, a satirical critique – of almost everything (from consumerism to communism)

Through a blend of dadaism, surrealism, existentialism, nihilism, feminist anarchism (and a lot of other -ism) Vera Chytilova has created a masterpiece, a mad masterpiece – neither a dream nor a nightmare. Czech it out!

Siegfried Kraucer – Photography


Pra, kjo është mënyra se si janë veshur atë botë: me flokë të lidhura nga mbrapa, bel të lidhur fort në fundshpinë përgjatë fustanit siluetë të përcjellur me një xhaketë Zouave. Gjyshja shkrihet në detajet e modës së vjetër përpara syve të nipave dhe mbesave të saj. Këta të fundit janë të kënaqur me kostumin tradicional që duke përcjellur zhdukjen e mbajtësit mbetet e vetme në fushëbetejë – një dekor i jashtëm që fiton autonominë. Këto natyrisht janë irrelevante, dhe sot vajzat e reja veshën ndryshe. Ato qeshin dhe në të njejtën kohë kapen nga një rrënqethje. Përmes stolisë së kostumit, nga e cila gjyshja u zhduk ata mendojnë se shohin një pjesë të shkurtër nga e kaluara, një kohë që ka kaluar dhe nuk mund të kthehet më. Ndërsa koha nuk është pjesë e fotografisë sikur që është buzëqeshja apo flokët e lidhura, apo fotografia vetë, kështu atyre iu duket që fotografia është vetëm një përfaqsim i një kohe. Por, nëse është vetëm fotografia që pajis detajet me kohëzgjatje, atëherë nuk janë ata që i mbijetojnë kohës, (në këtë rast gjyshja) por e kundërta, është koha që bën fotografinë e vetës përmes tyre(përmes gjyshes) –Siegfried Kraucer – Photography