Kushti për emancipim: Censura e pamëshirshme ndaj vetës



Pika kyçe që duhet ta kemi gjithmonë në mendje është se ne jetojmë në një epokë post-politike të natyralizimit të ekonomisë. Vendimet politike si rregull na prezantohen si çështje të pastra të nevojave ekonomike. Kur masat e shkurtimit na imponohen, neve në vazhdimësi na thuhet se si kjo është thjeshtë mënyra se si gjërat duhet të procedohen. Në kushte të tilla, ushtrimi i pushtetit – dhe kjo është kyçe – nuk mbështetet më në censurë por në lejueshmërinë e pa-cenuar. Do të doja këtu ta citoj shokun tim Alain Badiou i cili shkroi se: “Qëkur është e sigurt në aftësinë e vet për të kontrolluar fusha të tëra të dukshmërisë dhe dëgjueshmërisë përmes ligjeve që qeverisin qarkullimin komercial dhe komunikimin demokratik, Perandoria (shoqëria e sotshme globale)më nuk censuron asgjë. I gjithë arti dhe i gjithë mendimi, rrënohen kur e pranojmë këtë leje për të konsumuar, për të komunikuar dhe shijuar. Ne duhet të aplikojmë censurë të pamëshirshëm ndaj vetvetes.”
Continue reading “Kushti për emancipim: Censura e pamëshirshme ndaj vetës”

Advertisements

Zizek: Kur flasim për të pamundshmen flasim për ideologji, jo për fakte të ftohta


Sot, vetë ideja për një transformim radikal shoqërorë na paraqitet si një ëndërr e pamundshme. Por ky term – e pamundshme – duhet të na bëjë të mendojmë. E pamundshmja dhe e mundshmja distribuohen në mënyra të çuditshme sot.

Nga njëra anë, në domenin e lirisë personale dhe teknologjisë shkencore na thuhet në vazhdimësi se si asgjë nuk është e pamundshme: ne mund ta shijojmë seksin në të gjitha verzionet perverse, të kemi qasje në arkiva të tëra të muzikës e të filmit që janë në dispozicion për ne falas; shkuarja në hapësirë është e mundshme për gjithësecilin (megjithëse vetëm për ata që kanë para); pastaj kemi mundësinë ta rrisim mundësinë tonë psikike; të manipulojmë bazën tonë gjenetike deri në ëndërrën gnostike të arritjes së pavdekësisë duke e transformuar identitetin tonë në një software të cilin më pas vetëm e downlodojmë dhe e vendosim veten në një hardware të ri.
Continue reading “Zizek: Kur flasim për të pamundshmen flasim për ideologji, jo për fakte të ftohta”

ABCDaire e Gilles Deleuze: G për Gauche: E majta (Titra: shqip)


 

Përmes këtij artikulli ua përcjellim linkun për tek pjesa e shkëputur nga jaz-intervista e Gilles Deleuze ku ky i fundit flet për të majtën dhe atë se çfarë i bie të jesh i majtë.
Continue reading “ABCDaire e Gilles Deleuze: G për Gauche: E majta (Titra: shqip)”

Tarkovsky: Mbi përdorimin e ngjyrave në film


Këtu e gjeni një pjesë të transkriptuar nga intervista që  Maria Çhugunova bëri me regjisorin Andrei Tarkovsky më 12 dhjetor 1966. Në këtë pjesë të intervistës Tarkovsky flet për përdorimin e ngjyrave në film, për adaptimin e novelave në film si dhe për autorë si Dostoievsky, Antonioni dhe Kurosawa.

Maria Çhugunova interviston Tarkovskyn

Cila është pikëpamja juaj mbi ngjyrat?

Për momentin, nuk mendoj se filmi me ngjyra është diçka më shumë se sa një mashtrim komercial. Nuk e di një film të vetëm që përdorë ngjyrën mirë. Në çdo film me ngjyrë, grafika ka një ndikim mbi perceptimin e ngjarjes. Në jetën e përditshme, ne rrallë herë i kushtojmë rëndësi ngjyrave. Një film bardh dhe zi menjëherë krijon përshtypjen se vëmendja juaj është përqendruar në atë që është më e rëndësishme. Në ekran ngjyra e imponon vetën ndaj jush, ndërsa në jetën reale kjo ndodhë vetëm në momente të rralla dhe të çuditshme, kështu që nuk është mirë që publiku të jetë në mënyrë konstante i vëmendshëm për ngjyrën. Detaje të izoluara mund të jenë me ngjyrë nëse kjo është ajo që korrespondon me gjendjen e karakterit në ekran. Në jetën reale vija që ndan pavërejtshmërinë e ngjyrës nga momenti kur ju filloni ta vëreni atë është thuajse e paperceptueshme. Rrjedha e pathyeshme e vëmendjes papritmas do të koncentrohet në ndonjë detaj specifik. Një efekt i ngjashëm arrihet në film kur sekuencat e ngjyrosura përfshihen në sekuencat bardh dhe zi.
Continue reading “Tarkovsky: Mbi përdorimin e ngjyrave në film”