Marksi, Lenini, Hegeli dhe Gëte mbi gjeniun dhe lirinë e shtypit


Është interesante të krahasohet debati i Marksit mbi “Lirinë e Shtypit” (1843) me tekstin e Leninit, që lidhet me Organizimin e Partisë dhe Letërsinë e Partisë (1905), në të cilin ai flet për krijimin e një shtypi të lirë, “të lirë, jo në kuptimin policor të fjalës, por të lirë edhe nga kapitali – të lirë nga karrierizmi; të lirë, mbi të gjitha, nga individualizmi anarkik borgjez. Si kundërvënie ndaj shtypit mercenarë komercial borgjez dhe varësisë mashtruese (hipokrite dhe të rreme) të shkrimtarit borgjez që ka çantën plot para, pas ryshfetit, Lenini ngriti parimet e letërsisë së partisë. Gjersa artikujt e Marksit në Rheinische Zeitung ishin në një nivel pakrahasimisht më të ulët sa i përket mirëkuptimit politik, nuk mund të ketë dyshin që edhe në vitin 1842 Marksi e drejtoi kritikën e tij jo vetëm kundër censurës policore, por edhe kundër lirisë së shtypit në kuptimin borgjez. Dhe ai poashtu tregoi, madje në fazën e hershme të tij, disa shenja të doktrinës së partisë mbi letërsinë.

Continue reading “Marksi, Lenini, Hegeli dhe Gëte mbi gjeniun dhe lirinë e shtypit”

Advertisements

Përmasat e fushëbetejës konsumerike


Për Karl Marksin,“historia e të gjitha shoqërive,është historia e luftës së klasave“. Por në veprat e tij të botuara postum, kudo që përsëritej kjo maksimë, miku i tij Fridrih Engels – i cili u kujdes për botimin e tyre – vuri një fusnotë poshtë saj, në të cilën shkruante: “domethënë gjithë historia, që ne kemi në dokumenta të shkruar“.Në mos historia para Marksit, të paktën historia nga koha e tij e këtej, me një kthjelltësi dhe qartësi shumë më të madhe, është “histori e luftës së klasave“. Por si duket kjo histori? Nëse e huazojmë (e pse jo ta përvetsojmë?!) llupën e Marksit për historinë, në mënyrë që ta shohim nga afër se si bëhet kjo luftë sot, ajo që do të shohim, është e tmerrshme deri në palcë, lemeritëse deri në asht.

Continue reading “Përmasat e fushëbetejës konsumerike”

Dostoevsky, Bresson – “E druajtura”


“Një grua vret veten, pa lënë ndonjë shpjegim tek burri i saj fajdexhi.”

Ky është ndoshta shpjegimi më i thjeshtë i ngjarjes. Por, jo rrallë herë në letërsi dhe kinematografi shohim se ngjarja nuk përbën subjektin e veprës. Në vend të ngjarjes, shpesh herë është organizimi artistik i atillë që duke afirmuar disa qëndrime edhe na jep subjektin e veprës. Këtë mund të thuhet se e vërejmë më së miri tek vepra e Dostoevsky-t, “E druajtura” dhe tek po e njëjta vepër që u realizua në film nga regjisori francez, Robert Bresson.

Tek vepra e Dostoevsky-t, “E druajtura” kemi ngjarjen e dy personazheve të pa emërtuar. Kemi ngjarjen e një burri fajdexhi dhe një gruaje të re që fillojnë një lidhje dashurie – lidhje kjo që ka fundin e saj tragjik qysh në fillim të tregimit – gruaja hidhet nga ballkoni.

Continue reading “Dostoevsky, Bresson – “E druajtura””

Kertész – “i pafati” i Auschwitz-it


Vërtetë, ju nuk jeni fajtor zotëri. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se keni shpëtuar. Falë përceptimeve shqisore, fatalisht, njeriu është një qenie regjistruese. Sepse ja, qëllon që ju jeni prezent pikërisht aty, fare rastësisht, por kjo është mjaftueshëm sa për tu goditur nga përvoja e rastit. Dhe pastaj, në fund fare, kur ju të keni shpëtuar, vetvetiu, kjo ju vë siglën e të mbijetuarit: një herë dëshmitar, përherë dëshmitar. Në fillim mund t’ju duket si një obligim që e keni marrur vetë përsipër, por më pas, shumë shpejt, do ta kuptoni që statusi i dëshmitarit, do të jetë i pashqitshëm nga ju. Nga andej e tutje, jeta juaj do të jetë një dëshmi që frymon, dhe vetë ju, një dëshmitar misionar. Misioni juaj do të jetë memorial dhe ju si misionar, do të mund të zgjedhni mes disa formave të përhapjes së tregimit të këtij misioni, misionit tuaj.

Continue reading “Kertész – “i pafati” i Auschwitz-it”

Prologu për tek Gjendja Njerëzore – Hannah Arendt


Në vitin 1957 u lëshua në gjithësi një objekt i lindur në tokë, i bërë nga njeriu, dhe për disa javë ai u rrotullua rreth tokës simbas të njëjtave ligje të rëndesës që rrotullojnë dhe mbajnë në lëvizje trupat qiellorë – diellin, hënën, yjet. Sateliti i bërë nga njeriu sigurisht nuk ishte hënë, yll apo trup qiellor që të vazhdonte rrugën e vet rrethore për një hark kohor që për ne, të vdekshmit e lidhur me kohën tokësore, zgjat nga përjetësia në përjetësi. Megjithatë, për njëfarë kohe ai mundi të qëndronte në qiell; ndenji e lëvizi në afërsi të trupave qiellorë si të ishte pranuar sa për provë në shoqërinë e tyre sublime.

Continue reading “Prologu për tek Gjendja Njerëzore – Hannah Arendt”

Një pianiste në tre dimensione


Le ta harrojmë përkohësisht devizën e stërnjohur të fizikës, se ne jetojmë në një botë tredimensionale! Sepse pianistja për të cilën do të flitet këtu, ndonëse poashtu koekzistonë në tre dimensione, vetëm njëri prej tyre është tredimensional, dhe vetëm në të, ajo është tredimensionale. Tredimensionaliteti i njeriut, është i determinuar nga tredemnsionaliteti i botës në të cilën ai është hedhur. Dëshira (e nxitur nga ç’nevojë?) e njeriut për të ikur nga kjo botë pa u ndarë nga ajo, si një revoltë ndaj prezencës së tij të pa-parazgjedhur në të, kulmoi me shpikjen dhe zhvillimin e artit. Me mundësitë e tij për të rrokur dhe përfshirë çdo gjë në vete, dhe duke qenë i papërfshirshëm nga ndonjë tjetër, arti mbetet shpikja më multidimensionale dhe mbase e vetmja shpikje tejdimensionale e njeriut. Falë kësaj shpikje të tij, njeriu e tejkaloi veten duke u vetëprojektuar në një botë paralele, ku ai mëton të jetojë krejt i pavarur, ashtu siç e meriton. Për një pianiste, duket si e mirëqenë që një tejkalim i tillë, mund të bëhet përmes pianos së saj. Por, Jo! Një piano është e pamjaftueshme për tu arratisur nga kjo botë: ajo nuk mund t’ju shoqërojë në këtë arratisje. Sepse pavarësisht ndihmës që mund të ofrojë me tingujtë që lëshon, (kujto Orfeun që me muzikën e tij arriti ta bind Hadin t’i kthente të dashurën e tij të vdekur Euridikën, nga bota e nëndheshme në atë të të gjallëve!) një piano, e ‘vdekur’ siç është, është shumë e ‘rëndë’ për tu arratisur. E ndërgjegjshme për këtë pengesë, pianistja jonë është arratisur e vetme.

Continue reading “Një pianiste në tre dimensione”