Marksi, Lenini, Hegeli dhe Gëte mbi gjeniun dhe lirinë e shtypit


Është interesante të krahasohet debati i Marksit mbi “Lirinë e Shtypit” (1843) me tekstin e Leninit, që lidhet me Organizimin e Partisë dhe Letërsinë e Partisë (1905), në të cilin ai flet për krijimin e një shtypi të lirë, “të lirë, jo në kuptimin policor të fjalës, por të lirë edhe nga kapitali – të lirë nga karrierizmi; të lirë, mbi të gjitha, nga individualizmi anarkik borgjez. Si kundërvënie ndaj shtypit mercenarë komercial borgjez dhe varësisë mashtruese (hipokrite dhe të rreme) të shkrimtarit borgjez që ka çantën plot para, pas ryshfetit, Lenini ngriti parimet e letërsisë së partisë. Gjersa artikujt e Marksit në Rheinische Zeitung ishin në një nivel pakrahasimisht më të ulët sa i përket mirëkuptimit politik, nuk mund të ketë dyshin që edhe në vitin 1842 Marksi e drejtoi kritikën e tij jo vetëm kundër censurës policore, por edhe kundër lirisë së shtypit në kuptimin borgjez. Dhe ai poashtu tregoi, madje në fazën e hershme të tij, disa shenja të doktrinës së partisë mbi letërsinë.

Continue reading “Marksi, Lenini, Hegeli dhe Gëte mbi gjeniun dhe lirinë e shtypit”

Advertisements

Radioja e së ardhmes (1921)


232323232

Ky postim ka të bëjë me Velimir Khlebnikov (1885-1922) njërin nga poetet më të mëdhenj Rus të shekullit XX, dhe poashtu njërin nga shkrimtarët më të shkëlqyer të avant-gardës. Klhebnikov i përkiste të ashtuquajturit grupit Futurist të Moskës, që për synim kishin të hedhnin poshtë artin statik të së kaluarës dhe të polemizonin sa më shumë me të duke gjetur inspirim në dinamizmin, shpejtësinë, funksionin e palodhshëm të makinave moderne dhe jetën urbane të asaj kohe.

Në këtë postim mund të gjeni një pjesë muzikore eksperimentale-futuristike me elemente proto-industriale të shekullit XX, si dhe një artikull të përkthyer në shqip të Khlebnikov-it, “Radioja e së ardhmes.”

Continue reading “Radioja e së ardhmes (1921)”