8 marsi — Kundër të gjithë shfrytëzuesve pa dallim gjinie.


“Emancipimi njerëzor i të gjitha grave varet nga emancipimi shoqëror i fuqisë punëtore; që mund të realizohet vetëm nëpërmjet luftës klasore të shumicës së shfrytëzuar. Prandaj gratë tona socialiste kundërshtojnë fuqishëm kredon e grave borgjeze që angazhohen për të drejtat e njeriut se të gjitha gratë e të gjitha klasave duhet të bashkohen në një lëvizje apolitike dhe neutrale dhe të përqendrohen ekskluzivisht tek të drejtat e grave. Në teori dhe praktikë ato mbrojnë qëndrimin se antagonizmat klasorë janë shumë më të fuqishëm, efektivë dhe vendimtarë sesa antagonizmat shoqërorë midis gjinive, dhe se kështu gratë e klasës punëtore nuk do ta fitojnë kurrë emancipimin e tyre të plotë në luftën e të gjitha grave pa dallime klasore, kundër monopoleve shoqërore të gjinisë mashkullore, por vetëm në luftën klasore të të gjithë të shfrytëzuarve, pa dallim gjinie, kundër të gjithë shfrytëzuesve pa dallim gjinie. Kjo nuk do të thotë aspak se ato nënçmojnë rëndësinë e emancipimit politik të gjinisë femërore. Përkundrazi, ato angazhohen me më shumë energji sesa gratë gjermane që angazhoen për të drejtat e njeriut për të fituar të drejtën e votës. Por vota, sipas pikëpamjes së tyre, nuk është fjala dhe qëllimi i fundit i aspiratave të tyre, por vetëm një armë – një mjet në luftën për një qëllim revolucionar – rendin socialist”. —Clara Zetkin (1909)

426286_10150849942853747_227411961_n

Advertisements

E shtunë, 24 janar 2015 – Ora 14:00 tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë


Shteti dhe Republika e Kosovës nuk mund të zhvillohet sa kohë Qeveria e Kosovës mbetet peng e njerëzve që marrin direktiva nga Beogradi. Jabllanoviqi dhe Lista Serbe shtiren sikur nuk e dinë që ka pasur krime dhe masakra në Kosovë. Sulmin mbi historinë tonë Serbia e vazhdon edhe me sulme mbi ekonominë tonë, me ç’rast duan ta copëtojnë Trepçën, për ta varfëruar edhe më tej vendin. Historia jonë dhe ekonomia jonë nuk janë çështje për të cilat mund të vendosë Beogradi. Pas dy protestave të mëdha të organizuara në qytetin e Gjakovës kundër deklaratave të Jabllanoviqit, si dhe pas shumë protestave dhe aksioneve të tjera të mbajtura në qytete të ndryshme të vendit, ditën e shtunë, në Prishtinë Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe “Thirrjet e Nënave” organizojnë protestën e madhe mbarëpopullore për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq dhe në mbrojtje të pasurisë kombëtare, kompleksit Trepça. Protesta fillon nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, organizatave joqeveritare, sindikatave, partive politike dhe anëtarësive të tyre, pra të gjithëve pa dallim, që të bashkohen në këtë protestë deri në realizimin e kërkesave të përbashkëta: Jabllanoviq jashtë! Trepça është e jona!