Ne,


Ne,
Që çohemi nga dheu, që ecim kilometra me takat e ngrëna, që thembrat na janë çarë nga peshat e rënda të injorimit…
Ne që flemë salloneve, që s’kemi një dhomë në shpi, një vend në botë, ne që flokët na mbajnë erë darke pa mish, ne që presim në radhë për pak dashuri të nënës…

Ne që ndjekim hijet e paprivatizuara ende, që pimë ujë të gypave të ndërgjegjeve të ndryshkura, ne që s’kemi pos ujit, dhe lahemi në faj duke imagjinuar fëmijë afrikanë tek lëpijnë dritaret pas shiut…

Ne që lexojmë lajme se thonjtë i kemi lyer me kozmetikë kancerogjene e mendonim të fshinim gjurmët e lëndimeve shpirtërore, ne që nuk qajmë kollaj, por që i respektojmë lotuesit…

Ne, që pasi shoqet na kanë dëshpëruar vazhdojmë të bëjmë shoqni të reja, ne që shokët na kanë zgjënjyer, vazhdojmë ta rrisim besimin tek njerëzit, ne që të drejtën e llogarisim me shumën e problemeve në jetët tona…

Ne që dhurojmë lule dhe këpusim nga shpirti ynë tek prejmë trëndafilin, ne që e prekim fundin, por e shohim dhe dritën, ne që ëndërrojmë tej muzgut, tej agimit…

Ne që mund të zgjedhim mes poshtë ose jashtë derisa jemi pezull, ne që marrim borxh për t’i bërë motrës tortë,

Ne që shohim lart e i hapim sytë,
S’flasim. Se duhet ta rikapitullojmë çdo përrallë në botë,

Ajo që na shkëlqen, nuk është lakmia në sy,
është cipa e zemërimit
që na thotë
shqyni
derrat
secilin
të egër
të sigurtë
të kënaqur

Tinka Kurti 

 

Advertisements

Izmir


Quhem Izmir
Jam fëmija imagjinar i nënës sime
emrin e mora prej një romi
dashnor i saj, kur ishin gjashtë vjeç
nëna më tha se poezia është pështjellim fjalësh
babai më dha sallatat e ngrohta të hamburgerëve të globalizmit
mërzinë e mësova vetë dhe iu thashë
që vuajtja s’është, pos përpëlitja e lindjes së poezisë

mendova gabim
pasthirrmat janë fjalët e vetme të vërteta
e frazat e shkruara mes luftrash
marrin vlerë pa të drejtë
lufta është e përditshmja
me zotrat e ndërgjegjës

quhem Izmir
dhe emri është një shpagim i historisë njerëzore
nëna ime humbi shumë kohë në redaktimin
e letrës së vetëvrasjes
s’e vrau as poezinë
jetoi me mallkimin që e refuzoi romin sepse ishte i zi
të dy do të ishin vrarë rrugës
sikur të kishte pirë ujë nga duart e tij
nën një mal me gështenja
ose do të bënin kurora me ujë ujëvare
dhe kurrë nuk do ta mësynin parajsës

quhem Izmir,
s’ka rëndësi sa vjeç
para meje ishte një Izmir tjetër
me alamet sy
me mimikë shumë të gjallë
mirësinë e mori me vete në fatin rom

quhem Izmir
nëna ime nuk bëri asnjë hap
për të flakur tutje asnjë emocion
nga dashuria për Izmirin
lotët i ngacmon me pamje të lajmeve ndërkombëtare

quhem Izmir,
jam pendesa e nënës sime

quhem Izmir
nuk më pëlqën Z-ja në emrin tim
nuk ka zonja e zotërinj në qenien time
nuk ka emocione të drunjta
ka përçmim për ata që iu frikuan fundit
ka veç kujtime si inçizime të turbullta
quhem Izmir
jam zemërgjerësia e babait tim
magjepsja e grave me sytë e zi
jam një poezi e mjegullt
rivale e festivaleve
ma gjasë jam analfabet
por di që poezia është një vdekje e vogël
vargu i saj i fundit është çasti pasorgazmik
nuk jam purgator
jam hapësira në mes dy të dashuruarve

Tinka Kurti

Radioja e së ardhmes (1921)


232323232

Ky postim ka të bëjë me Velimir Khlebnikov (1885-1922) njërin nga poetet më të mëdhenj Rus të shekullit XX, dhe poashtu njërin nga shkrimtarët më të shkëlqyer të avant-gardës. Klhebnikov i përkiste të ashtuquajturit grupit Futurist të Moskës, që për synim kishin të hedhnin poshtë artin statik të së kaluarës dhe të polemizonin sa më shumë me të duke gjetur inspirim në dinamizmin, shpejtësinë, funksionin e palodhshëm të makinave moderne dhe jetën urbane të asaj kohe.

Në këtë postim mund të gjeni një pjesë muzikore eksperimentale-futuristike me elemente proto-industriale të shekullit XX, si dhe një artikull të përkthyer në shqip të Khlebnikov-it, “Radioja e së ardhmes.”

Continue reading “Radioja e së ardhmes (1921)”

Life, Life – Arseniy Tarkovsky


I don’t believe forebodings, nor do omens
Frighten me. I do not run from slander
Nor from poison. On earth there is no death.
All are immortal. All is immortal. No need
To be afraid of death at seventeen
Nor yet at seventy. Reality and light
Exist, but neither death nor darkness.
All of us are on the sea-shore now,
And I am one of those who haul the nets
When a shoal of immortality comes in

Continue reading “Life, Life – Arseniy Tarkovsky”

PËRTRIRJE – Stéphane Mallarmé


Pranvera e kotur pik’llueshëm dimrin përcolli
Stin’ e artit të pastër, dimrin plot psherëtimë,
Edhe në shpirtin tim të zymtë diç të re solli
Pamundësia nga unë tërhiqet me gogësimë.

Muzgjet vakojnë, takohen afër kafkës sime
Shtrëngojnë zinxhirët fort si një varr i vjetër
Unë po bredh prapa një ëndrre plot jetë time
Por nëpër fusha të pastra më pret jet’ tjetër.

Bie i dehur pastaj nga aroma e drurit t’ri,
Dhe me duar të mia çel unë varre n’ëndrrën time,
Të ngrohtë dhe ha ku zambaku rritet bukuri,

Hetoj rrugës m’ik mërzia, e keqe dhuratë,
– Por Kaltërsia e ëmbël i buzëqesh në agime
Zgjimit të zogjve që i këndojnë diellit gjatë.

Përktheu: Muhamed Kërveshi

Më di a nuk më di – Mitrush Kuteli


Më di a nuk më di se qaj,
më di a nuk më di se vuaj
në orët e thella të natës,
kur ngrihem i çmendur të shkruaj
me gjakun e zemrës, të shkruaj.
Më di a nuk më di se agimet
më gjejnë pa gjumë në shtrat,
me shpirt të shkretuar nga dhembja,
e dhimbshëm i pres perëndimet,
me ankth i pres perëndimet.
Më di a nuk më di se sot
u drodha kur pashë pranverën, (vjeshtën)
që zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e ëmbël siç ishte qëmot,
e hidhur siç ishte qëmot.
Më di a nuk më di se vuaj
në orët e thella të natës,
ku ndjehem nga jeta i huaj,
nga vendi i lëmjes i huaj.
Më di a nuk më di….