Intervistë me Fatos Kongolin dhe Edmond Tupjen


Këtu  gjeni intervistën që Durim Abdullahu bëri me Fatos Kongolin dhe Edmond Tupjen.

Continue reading “Intervistë me Fatos Kongolin dhe Edmond Tupjen”

Advertisements

Dostoevsky, Bresson – “E druajtura”


“Një grua vret veten, pa lënë ndonjë shpjegim tek burri i saj fajdexhi.”

Ky është ndoshta shpjegimi më i thjeshtë i ngjarjes. Por, jo rrallë herë në letërsi dhe kinematografi shohim se ngjarja nuk përbën subjektin e veprës. Në vend të ngjarjes, shpesh herë është organizimi artistik i atillë që duke afirmuar disa qëndrime edhe na jep subjektin e veprës. Këtë mund të thuhet se e vërejmë më së miri tek vepra e Dostoevsky-t, “E druajtura” dhe tek po e njëjta vepër që u realizua në film nga regjisori francez, Robert Bresson.

Tek vepra e Dostoevsky-t, “E druajtura” kemi ngjarjen e dy personazheve të pa emërtuar. Kemi ngjarjen e një burri fajdexhi dhe një gruaje të re që fillojnë një lidhje dashurie – lidhje kjo që ka fundin e saj tragjik qysh në fillim të tregimit – gruaja hidhet nga ballkoni.

Continue reading “Dostoevsky, Bresson – “E druajtura””

“Love affairs should have a beginning, a middle and an end.”


A e kujton se çfarë më ke thënë para 8 vitesh? Pyet Mathilde ish të dashurin e saj që tani është martuar dhe ka gruan me një fëmijë. “Dashuria ka një fillim, një mes dhe një fund” ia kujton ajo Bernardit i cili megjithëse pajtohet me atë çfarë ka thënë vazhdon të jetë i dashuruar pas Mathildes.

Continue reading ““Love affairs should have a beginning, a middle and an end.””

Suite Bergamasque


Kur s’mizotron as lumturia e as trishtimi dhe personazhet kërcejnë, vrapojnë drejt një atmosfere tërësisht të papërcaktuar..

“Qartësi hëne” nga Paul Verlaine që influencoi këtë pjesë nga Debussy

Shpirti i tyre është një peisazh i zgjedhur,
Nga maskat dhe bergmaskat i dashuruar,
Që i bie lahutës e kërcen duke u dredhur,
Nën veshjet fantastike, pothuajse i trishtuar.

Ashtu me zë të ulë ata këndojnë
Dashurinë me fat dhe jetën e bekuar,
Me pamjen e atyre që tek lumturia s’besojnë,
E kënga e tyre një qartësi hëne ka krijuar

Një qartësi të qetë hëne- të trishtë dhe të bukur-
Që zogjtë nëpër pemë i lë duke ëndërruar,
E shatërvanët n’ekstazë t’psherëtijnë të lumtur,
Ata shatërvanët e mëdhenj mermereve t’lëmuar.