Tarkovsky: Mbi përdorimin e ngjyrave në film


Këtu e gjeni një pjesë të transkriptuar nga intervista që  Maria Çhugunova bëri me regjisorin Andrei Tarkovsky më 12 dhjetor 1966. Në këtë pjesë të intervistës Tarkovsky flet për përdorimin e ngjyrave në film, për adaptimin e novelave në film si dhe për autorë si Dostoievsky, Antonioni dhe Kurosawa.

Maria Çhugunova interviston Tarkovskyn

Cila është pikëpamja juaj mbi ngjyrat?

Për momentin, nuk mendoj se filmi me ngjyra është diçka më shumë se sa një mashtrim komercial. Nuk e di një film të vetëm që përdorë ngjyrën mirë. Në çdo film me ngjyrë, grafika ka një ndikim mbi perceptimin e ngjarjes. Në jetën e përditshme, ne rrallë herë i kushtojmë rëndësi ngjyrave. Një film bardh dhe zi menjëherë krijon përshtypjen se vëmendja juaj është përqendruar në atë që është më e rëndësishme. Në ekran ngjyra e imponon vetën ndaj jush, ndërsa në jetën reale kjo ndodhë vetëm në momente të rralla dhe të çuditshme, kështu që nuk është mirë që publiku të jetë në mënyrë konstante i vëmendshëm për ngjyrën. Detaje të izoluara mund të jenë me ngjyrë nëse kjo është ajo që korrespondon me gjendjen e karakterit në ekran. Në jetën reale vija që ndan pavërejtshmërinë e ngjyrës nga momenti kur ju filloni ta vëreni atë është thuajse e paperceptueshme. Rrjedha e pathyeshme e vëmendjes papritmas do të koncentrohet në ndonjë detaj specifik. Një efekt i ngjashëm arrihet në film kur sekuencat e ngjyrosura përfshihen në sekuencat bardh dhe zi.
Continue reading “Tarkovsky: Mbi përdorimin e ngjyrave në film”

Advertisements

Dostoevsky, Bresson – “E druajtura”


“Një grua vret veten, pa lënë ndonjë shpjegim tek burri i saj fajdexhi.”

Ky është ndoshta shpjegimi më i thjeshtë i ngjarjes. Por, jo rrallë herë në letërsi dhe kinematografi shohim se ngjarja nuk përbën subjektin e veprës. Në vend të ngjarjes, shpesh herë është organizimi artistik i atillë që duke afirmuar disa qëndrime edhe na jep subjektin e veprës. Këtë mund të thuhet se e vërejmë më së miri tek vepra e Dostoevsky-t, “E druajtura” dhe tek po e njëjta vepër që u realizua në film nga regjisori francez, Robert Bresson.

Tek vepra e Dostoevsky-t, “E druajtura” kemi ngjarjen e dy personazheve të pa emërtuar. Kemi ngjarjen e një burri fajdexhi dhe një gruaje të re që fillojnë një lidhje dashurie – lidhje kjo që ka fundin e saj tragjik qysh në fillim të tregimit – gruaja hidhet nga ballkoni.

Continue reading “Dostoevsky, Bresson – “E druajtura””