Çfarë duhet të bëhet?


Pra, çfarë është e nevojshme në një situatë të tillë të dëshpëruar? Çfarë duhet të bëjë Evropa? Fredric Jameson së fundmi propozoi utopinë e militarizimit global të shoqërisë si një mënyrë të emancipimit: ndërsa stagnimet e kapitalizmit global janë gjithnjë e më të dukshme, të gjitha ndryshimet e imagjinuara demokratike -bazës “nga poshtë” janë të dënuara që në fund të fundit të dështojën, kështu që e vetmja mënyrë për të thyer në mënyrë efektive rrethin vicioz të kapitalizmit global është një lloj i “militarizimit”, i cili është një tjetër emër për pezullimin e fuqisë vetërregulluese të ekonomisë. Ndoshta kriza e vazhdueshme e refugjatëve në Evropë ofron një mundësi për të testuar këtë opsion. Continue reading “Çfarë duhet të bëhet?”

Advertisements

Një zbritje nëpër vorbull


Kriza e refugjatëve i ofron Evropës një shans unik për ta ripërcaktuar vetën, për ta shënuar dallimin e saj nga të dy polet që e kundërshtojnë atë: neoliberalizmi anglo-sakson dhe ‘vlerat aziatike’- të kapitalizmit të injektuar autoritar. Ata që ankohen për rënien e vazhdueshme të Bashkimit Evropian duket se idealizojnë të kaluarën e saj – për BE-në ende ‘demokratike, për humbjen e së cilës atyre tani u vjen keq, që në fakt nuk ekzistonte kurrë. Politika e BE-së e kohëve të fundit është vetëm një përpjekje e dëshpëruar për ta bërë Evropën të arsyeshme përballë kapitalizmit të ri botëror. Kritika e zakonshme e të majtës liberale ndaj BE-së se kjo gjë në thelb është në rregull, se është vetëm diçka në lidhje me “deficitin demokratik” – e tradhëton të njëjtin naivitet sikur kritikët e vendeve ish-komuniste të cilët në thelb e mbështesnin atë, porse ankoheshin për mungesën e demokracisë. Në të dy rastet, megjithatë, këto kritika miqësore nuk arritën të kuptojnë se ‘deficiti i demokratik’ ishte i nevojshëm, pjesë ndërtuese e strukturës. Continue reading “Një zbritje nëpër vorbull”

Popujt e Ballkanit dhe Diplomacia Evropiane


Interesi i përgjithshëm sot është përqendruar mbi Ballkanin. Dhe kjo është e kuptueshme. Për gjithë Evropën Lindore po afrohet, ndoshta, ora kur vetë popujt do ta thonë fjalën e vet të lirë dhe të vendosur. Sot nuk ka më vend për lojën e <<fuqive>> borgjeze dhe të diplomatëve të tyre, që e shkëlqejnë shkencën e intrigave, të pritave dhe të kurtheve të poshtra që i ngrenë njëri-tjetrit. Popujt e Ballkanit do të mund të thoshin siç thoshin në të kaluarën bujkrobet tanë: Continue reading “Popujt e Ballkanit dhe Diplomacia Evropiane”