Suite Bergamasque


Kur s’mizotron as lumturia e as trishtimi dhe personazhet kërcejnë, vrapojnë drejt një atmosfere tërësisht të papërcaktuar..

“Qartësi hëne” nga Paul Verlaine që influencoi këtë pjesë nga Debussy

Shpirti i tyre është një peisazh i zgjedhur,
Nga maskat dhe bergmaskat i dashuruar,
Që i bie lahutës e kërcen duke u dredhur,
Nën veshjet fantastike, pothuajse i trishtuar.

Ashtu me zë të ulë ata këndojnë
Dashurinë me fat dhe jetën e bekuar,
Me pamjen e atyre që tek lumturia s’besojnë,
E kënga e tyre një qartësi hëne ka krijuar

Një qartësi të qetë hëne- të trishtë dhe të bukur-
Që zogjtë nëpër pemë i lë duke ëndërruar,
E shatërvanët n’ekstazë t’psherëtijnë të lumtur,
Ata shatërvanët e mëdhenj mermereve t’lëmuar.

Advertisements