Përsëritja dhe Postmoderniteti


Nga libri i Slavoj Zizek “Enjoy your Symptom!”
Përktheu: Arlind Manxhuka

Koncepti i Benjaminit për përsëritjen si pezëm, pezullim i vazhdueshmërisë historike, formon një kundërshtim të duhur ndaj këtij trajtimi (postmodern), që prej se, të dy termet këmbejnë ‘vlerat’ e tyre respektive: për Benjaminin,  ‘e vërteta’ shtrihet në anën e pezmit johistorik, përderisa Historia është gjithmonë ‘false’, një narracion i fituesit i cili legjitimon fitoren e tij duke prezentuar zhvillimin paraprak si vazhdimësi lineare që çon te triumfi i tij final.
Continue reading “Përsëritja dhe Postmoderniteti”

Advertisements

Cinizmi si formë e Ideologjisë


Koncepti më elementar i ideologjisë është ndoshta fraza më e njohur e Marksit në Kapital “Sie wissen das nicht, aber sie tun es” (“ju nuk e dini këtë, por prapë se prapë e bëni”). Koncepti i ideologjisë implikon një lloj naiviteti bazik, themelor: mospranimi i predispozitave, të kushteve efektive të saj, një distancë, një divergjencë të ashtuquajtur realitet social dhe pasqyrimi jonë i shtrembëruar, vetëdija jonë e rreme për të. Kjo është pse një “vetëdije e tillë naive” mund të paraqitet në një procedurë kritike-ideologjike. Qëllimi i kësaj procedure është të dërgojë një vetëdije ideologjike naive në pikën që ajo mund të pranojë kushtet e saja efektive, realitetin social që po e shtrembëron, dhe përmes këtij akti ta tretë vetëveten. Në versione më të sofistikuara të kritikëve të ideologjisë- që janë zhvilluar nga Shkolla e Frankfurtit, për shembull- nuk është vetëm një pyetje në gjërat që shohim (ky është, realiteti social) ashtu siç “vërtet janë”, të hedhjes larg të syzeve të ideologjisë; pika kryesore është të shohim se si realiteti në vetëvete nuk mund të riprodhojë vetëvetën pa të ashtuquajturën mistifikim ideologjik. Maska nuk është thjesht duke e fshehur gjendjen e vërtetë të gjërave; shtrembërimi ideologjik është i shkruar brenda  esencës së saj. Continue reading “Cinizmi si formë e Ideologjisë”

Zizeku në lidhje me BREXIT


E dashur Britani,

Kur Stalini u pyet në fund të viteve 1920 se cila është më e keqe, e djathta apo e majta, ai u përgjigj me furi: “Të dyja janë më të kqija!” Dhe ky është reagimi im i parë në pyetjen ta lësh apo jo Bashkimin Evropian.
Continue reading “Zizeku në lidhje me BREXIT”

Çfarë duhet të bëhet?


Pra, çfarë është e nevojshme në një situatë të tillë të dëshpëruar? Çfarë duhet të bëjë Evropa? Fredric Jameson së fundmi propozoi utopinë e militarizimit global të shoqërisë si një mënyrë të emancipimit: ndërsa stagnimet e kapitalizmit global janë gjithnjë e më të dukshme, të gjitha ndryshimet e imagjinuara demokratike -bazës “nga poshtë” janë të dënuara që në fund të fundit të dështojën, kështu që e vetmja mënyrë për të thyer në mënyrë efektive rrethin vicioz të kapitalizmit global është një lloj i “militarizimit”, i cili është një tjetër emër për pezullimin e fuqisë vetërregulluese të ekonomisë. Ndoshta kriza e vazhdueshme e refugjatëve në Evropë ofron një mundësi për të testuar këtë opsion. Continue reading “Çfarë duhet të bëhet?”

Ekonomia Politike e Refugjatëve


Në këtë artikull ua paraqesim përkthimin e kapitullit të IV të librit ‘Kundër Shantazhit të dyfisht’ të shkruar nga Slavoj Zizek ku ky i fundit flet për refugjatët e në veçanti për valen e madhe të refugjatëve nga shtetet arabe. 

Continue reading “Ekonomia Politike e Refugjatëve”

Një zbritje nëpër vorbull


Kriza e refugjatëve i ofron Evropës një shans unik për ta ripërcaktuar vetën, për ta shënuar dallimin e saj nga të dy polet që e kundërshtojnë atë: neoliberalizmi anglo-sakson dhe ‘vlerat aziatike’- të kapitalizmit të injektuar autoritar. Ata që ankohen për rënien e vazhdueshme të Bashkimit Evropian duket se idealizojnë të kaluarën e saj – për BE-në ende ‘demokratike, për humbjen e së cilës atyre tani u vjen keq, që në fakt nuk ekzistonte kurrë. Politika e BE-së e kohëve të fundit është vetëm një përpjekje e dëshpëruar për ta bërë Evropën të arsyeshme përballë kapitalizmit të ri botëror. Kritika e zakonshme e të majtës liberale ndaj BE-së se kjo gjë në thelb është në rregull, se është vetëm diçka në lidhje me “deficitin demokratik” – e tradhëton të njëjtin naivitet sikur kritikët e vendeve ish-komuniste të cilët në thelb e mbështesnin atë, porse ankoheshin për mungesën e demokracisë. Në të dy rastet, megjithatë, këto kritika miqësore nuk arritën të kuptojnë se ‘deficiti i demokratik’ ishte i nevojshëm, pjesë ndërtuese e strukturës. Continue reading “Një zbritje nëpër vorbull”

Çfarë tregon për Europën frika jonë nga refugjatët



Shkruan: Slavoj Zizek, filozof dhe psikanalist.

Pyetja e vërtetë nuk është “a janë emigrantët kërcënim i vërtetë për Europën?”, por “çfarë tregon ky obsesion i kërcënimit nga emigrantët për dobësinë e Europës?

Jacques Lacan ka thënë se, edhe nëse pohimi i një burri xheloz për gruan e tij – se ajo fle me të tjerë – është i vërtetë, xhelozia e tij mbetet patologjike. Përse?  Pyetja e vërtetë “nuk është nëse xhelozia e tij është e bazuar në fakte?” por “pse i duhet atij xhelozia për të ruajtur identitetin e tij?” Përgjatë linjash të njejta, mund të thuhet se edhe nëse pohimet e nazistëve mbi hebrenjtë ishin të vërteta – se ata kanë shftytëzuar gjermanët, se kanë joshur vajzat gjermane – gjëra të cilat sigurisht që nuk i kanë bërë, antisemitizmi i tyre do të ishte (dhe ka qenë) patologjik, meqë shtyp arsyen e vërtetë se pse nazistëve iu duhej antisemitizmi në mënyrë që të mbështesnin pozicionin e tyre ideologjik.
Continue reading “Çfarë tregon për Europën frika jonë nga refugjatët”

Kushti për emancipim: Censura e pamëshirshme ndaj vetës



Pika kyçe që duhet ta kemi gjithmonë në mendje është se ne jetojmë në një epokë post-politike të natyralizimit të ekonomisë. Vendimet politike si rregull na prezantohen si çështje të pastra të nevojave ekonomike. Kur masat e shkurtimit na imponohen, neve në vazhdimësi na thuhet se si kjo është thjeshtë mënyra se si gjërat duhet të procedohen. Në kushte të tilla, ushtrimi i pushtetit – dhe kjo është kyçe – nuk mbështetet më në censurë por në lejueshmërinë e pa-cenuar. Do të doja këtu ta citoj shokun tim Alain Badiou i cili shkroi se: “Qëkur është e sigurt në aftësinë e vet për të kontrolluar fusha të tëra të dukshmërisë dhe dëgjueshmërisë përmes ligjeve që qeverisin qarkullimin komercial dhe komunikimin demokratik, Perandoria (shoqëria e sotshme globale)më nuk censuron asgjë. I gjithë arti dhe i gjithë mendimi, rrënohen kur e pranojmë këtë leje për të konsumuar, për të komunikuar dhe shijuar. Ne duhet të aplikojmë censurë të pamëshirshëm ndaj vetvetes.”
Continue reading “Kushti për emancipim: Censura e pamëshirshme ndaj vetës”