Mbi Blogun

Në filmin e Bergman-it “Ora e Ujkut” është një skenë fantastike në të cilën disa çaste nga pjesa muzikore “Magic Flute” e Moxart-it përshkohen në një skenë teatri dhe kryepersonazhi i Opera-s përgjatë kërkimit të tij e gjen vetën të ngulfatur në errësirë të plotë ku më pas bërtet:

“Natë e përjetshme,
kur do të ikësh?
Kur do të shohin sytë e mi
dritën e ditës?”

Pas një heshtjeje dëshpëruese, ai e merr përgjigjen nga larg:

“së shpejti, së shpejti…ose kurrë.”

Ky pasazh duket më aktual sot, sesa në kohën kur Mozart-i e shkroi dyqind vite më parë, kjo ngase errësira që ka ngulfatur botën, kurrë nuk ka qenë më e trashë se sot.

Ky Blog përmes kritikës, filmit, librit, fragmenteve dhe fotografisë do të tentojë ta zgjerojë fijen aq të kërkuar të dritës për të ndihmuar rrugën drejt ndryshimeve shoqërore dhe politike.

Leave a comment